Grupi, një nga më të mëdhenjtë e Europës, tha që fitimi i tij pas taksës ishte 3,1 miliardë dollarë. Një vit më parë, ai raportoi 9,9 miliardë dollarë fitime pas taksës për periudhën gjashtëmujore janar-qershor.
“Performanca jonë u ndikua nga pandemia e Covid-19, rënia e normave të interesit, rritja e rrezikut gjeopolitik dhe niveleve të ngritura të paqëndrueshmërisë së tregut”, tha shefi ekzekutiv, Noel Quinn në një deklaratë.
Të ardhurat e raportuara ranë me gati 10%, në 26,7 miliardë dollarë për periudhën që përfundon në qershor.
HSBC është me seli në Londër, por zhvillon pjesën më të madhe të biznesit të saj në Azi, përfshirë Hong Kongun.
Banka po shkon gjithashtu përpara me planet për të zvogëluar forcën e saj totale të punësimit, nga 235 000 persona në rreth 200 000 në tre vitet e ardhshme.