×
  • Showbiz
  • Show

    Gjiko bën dedikimin prekës për njeriun e afërt që humbi: Amanetin tënd do e kryej

    Insajderi
    06 December 2022 - 20:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Reperi i njohur shqiptar, Gjiko ka bërë një dedikim të ndjerë për artistin e njohur Arlind Gjikolli.

    Ai e ka cilësuar të ndjerin si një vëlla, shok e mentor të jetës së tij. Kujtojmë se reperi kishte lidhje familjare me Arlind Gjikollin.

    Jo vetëm kaq por Gjiko shkroi se premtimet që i ka dhënë të ndjerit do t’i mbajë dhe amanetin e tij do ta cojë deri në fund.

    Postimi i plotë i Gjikos:

    Gjikla, po mundona e u bë i fortë, njëjtë si me mësove tërë jetën, ty të kom pas vëlla, shok, mentor aleat o Gjikla jem, shumë sfida i kaluam bashkë edhe këtë sfide menduam se do e kalonim, vetëm një gjë e di sigurt, sëmundja nuk e pati aspak të lehte, qetësia jote ia ngadalësoj turrin, mençuria jote e zhveshi atë. Shkenca e mjekësia u fasionua me metodat tuaja, por ja që Zoti të deshti më shumë se ne. Sepse engjëjt nuk jetojnë në tokë, por në parajsë. Premtimin ta kom dhënë, e premtimet do i mbaj, amanetin do ta kryej, e kurrë nuk kom me u ndal, veç për ty Gjikla jem, njëjtë si ti që nuk u ndale asnjëherë për mua Gjikla jem. Pusho i qetë vëlla i dashur , e Ishalla na ki bo hallall të gjithëve, gjithmonë në zemrat tona pulsi jonë do të jesh.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark