×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjilan: Persona të maskuar e dhunojnë dhe e plaçkitin një grua, ia rrahin djalin e mitur që ishte me të

    Insajderi
    26 May 2024 - 08:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një rast i rëndë është raportuar të ketë ndodhur në Gjilan në orët e para të së shtunës.

    Policia e Kosovës me anë të raportit ditor kanë njoftuar se një grua dhe djali i saj i mitur janë sulmuar fizikisht nga dy persona të maskuar.

    Siç përshkruhet në raportin policor, të dyshuari kanë vjedhur stoli ari dhe e kanë dhunuar të dyshuarën, teksa ndaj djalit të saj të mitur kanë ushtruar dhunë fizike.

    “Gjilan 25.05.2024 – 00:40. Është raportuar se dy viktimat një  femër dhe djali i saj i mitur,  deri sa ishin duke ecur rrugës janë sulmuar fizikisht nga dy persona të panjohur të maskuar. Të dyshuarit kanë arritur që me forcë të marrin nga viktima stoli ari që kishte si dhe një shumë parash dhe njëkohësit dyshohet se të njëjtit e kanë dhunuar, ndërsa ndaj djalit të saj kanë ushtruar dhunë fizike dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e PK’së. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark