Insajderi
Lajme

Gjilanasi sulmoi vajzën e tij 21 vjeçare, viktima dërgohet në strehimore

Insajderi
03 June 2022 - 09:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjilanasi sulmoi vajzën e tij 21 vjeçare, viktima dërgohet në strehimore
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mbrëmë, rreth orës 23:50 është arrestuar një burrë në Gjilan, pasi dyshohet se i njëjti ka sulmuar fizikisht vajzën e tij 21 vjeçare, shkruan Insajderi.

Në raportin e policisë është bërë e ditur se viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe e njejta është vendosur në strehimore.

“Ndërsa personi i dyshuar është arrestuar, i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime”, thuhet tutje në raport.

Raporti i plotë:

Gjilan 01.06.2022 – 23:50. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të moshës 21 vjeçare. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor, më pas e njëjta është dërguar dhe është vendosur në strehimore. Ndërsa personi i dyshuar është arrestuar, i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark