×
  • Sport
  • Sport

    Gjilani dhe Dukagjini kërkojnë sot kualifikimin tutje në Uefa Conference League

    Insajderi
    20 July 2023 - 14:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy ekipet nga Superliga e Kosovës, Gjilani dhe Dukagjini luajnë sot (e enjte) ndeshjet kthyese në kuadër të raundit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës.

    Pas ndeshjeve të para të zhvilluara javën e kaluar, ekipet nga Kosova do të luajnë sot ndeshjet kthyese duke kërkuar kalimin në raundin e dytë të garës së tretë për nga rëndësia në Evropë.

    I pari ndeshjen do ta luajë Dukagjini i Klinës, i cili do të ndeshet me FC Europa të Gjibraltarit, ndaj të cilëve fitoi 2-1 në “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

    Ndeshja e sotme është paraparë të zhvillohet në “Victoria Stadium” të Gjibraltarit me fillim nga ora 17:00.

    Në anën tjetër, Gjilani është nikoqir i FC Progres Niederkorn në ndeshjen që pritet të zhvillohet nga ora 20:00 në stadiumin Fadil Vokrri në kryeqytet.

    Gjilani do të kërkoj fitoren dhe kalimin tutje pasi barazuan 2-2 në “Stade Municipal de la Ville de Differdange” në Luksemburg.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark