Gjilani ka shënuar fitore si mysafir i Llapit me rezultat 2-1 në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Kosovës.
Gjilanasit e nisën furishëm takimin, duke shënuar dy herë që në start.
Granit Jashari shënoi në minutën e 7-të për epërsinë e Gjilanit në këtë ndeshje.
Pas dhjetë minutash ishte momenti i Përparim Islamit për të shënuar për 2-0.
Llapi arriti të kthehet në lojë në minutën e 39-të, me golin e shënuar nga Trimror Selimi.
Pjesa e dytë edhe pse kishte raste, gola të tjerë nuk solli.
Gjilani bën një hap të madh drejt finales, pasi e pret Llapin në ndeshjen kthyese.