×
  • Sport
  • Sport

    Gjilani eleminohet nga Uefa Conference League

    Insajderi
    20 July 2023 - 22:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjilani është eliminuar qysh në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës.

    Gjilanasit u mposhtën në “Fadil Vokrri” me rezultat 0:2 nga ekipi prej Luksemburgut, Progres Niedercorn.

    Ndeshja e parë e zhvilluar në Luksemburg përfundoi me rezultat të barabartë, 2:2.

    Ndeshja mori kthesë tjetër për Gjilanin qysh në minutën e 14-të, kur Egzon Sinani pas një ndërhyrjeje u ndëshkua direkt me karton të kuq.

    Megjithatë, gjilanasit arritën të mbahen mirë dhe pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar.

    Në minutën e 65-të, Mazure realizoi për të zhbllokuar rezultatin.

    Krejt në minutat shtesë, Jarmouni shënoi për 0:2, sa për ta vulosur kualifikimin tutje.

    Kësisoj, Gjilani eliminohet qysh në raundin e parë kualifikues të Ligës së Evropës dhe nuk arrin sërish të shkojë më larg.

    Kurse, Progres Niedercorn në raundin e dytë do të ndeshet me ekipin e njohur danez, Midtjulland.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark