SC Gjilani është rikthyer te fitoret pasi ka mposhtur Feronikelini ’74 me rezultat të ngushtë 2-1.
Redon Ismaili asistoi për mrekulli te mbrojtësi i majtë Qëndrim Ismajli i cili realizoi për 1-0 nw pjeswn e parë.
Me epërsinë minimale të vendasve përfunduan 45 minutat e para të kësaj ndeshje.
Gjilani gjeti edhe golin e dytë në këtë sfidë.
Valmir Nafiu harkoi bukur në zonë derisa sulmuesi Milev realizoi gol të bukur me kokë për 2-0.
Krejt në fund të ndeshjes, Alban Shillova realizoi golin e vetëm mysafirët për rezultatin përfundimtar 2-1.
Gjilani ngritët në pozitën e gjashtë në tabelë me 14 sosh, derisa Feronikeli ’74 mbetet në pozitën e tetë me 11 pikë.