Gjilani ka vazhduar me fitore, teksa ka mposhtur Dukagjinin në Klinë me rezultat 0-1.
Ndeshja nisi qetë me dy skuadrat që luanin me shumë kujdes, duke krijuar edhe disa gjysmë raste.
Por për të parë golin e parë në këtë sfidë, u desh të pritej minuta e fundit e pjesës së parë.
Ishte sulmuesi gjakovar Mevlan Zeka që realizoi një gol të bukur me kokë për t’i dhënë epërsinë mysafirëve 0-1.
Me rezultatin 0-1 në të mirë të Gjilanit u mbyllën edhe 45 minutat e para të kësaj sfide.
Deri në fund të ndeshjes, përkundër insistimit të mysafirëve për të barazuar rezultatin një gjë e tillë nuk ndodhi dhe Gjilani mori tre pikët.
Me këtë fitore Gjilani blindon pozitën e tretë në tabelë me 38 pikë, derisa Dukagjini mbetet në vendin e gjashtë me 26 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme Dukagjini luan në udhëtim te Malisheva, derisa Gjilani para adhuruesve të vet pret Prishtinën.