Gjilani ka fituar në udhëtim te Malisheva me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Ekipi i Zekirija Ramadanit ka arritur të kthehet te fitorja pas pesë dështimeve, pasi ka mposhtur Malishevën në “Liman Gegaj”.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 12-të me anë të Oltion Bilallit, i cili shënoi për 0-1, ndërsa Mevlan Zeka (31’) shënoi për epërsinë 0-2.
Pas kësaj fitore, Gjilani mbetet në pozitën e tretë me 43 pikë, ndërsa Malisheva renditet e nënta me 30 pikë.