Insajderi
Biznes

Gjilani shpërndan farë gruri për 940 fermerë

Insajderi
15 October 2019 - 12:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Drejtoria e Bujqësisë në Gjilan ka shpërndarë sot farë gruri për 940 fermerë, ose 140 mijë kilogramë.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka deklaruar se baza për zhvillim ekonomik lokal mbetet bujqësia.

“Komuna ka vendosur që t’i subvencionojë bujqit. Uroj që këto mbjellje të sjellin bukë në sofrat tona më shumë, siguri më të madhe për familjen dhe lehtësim në punë. Krahas kësaj, do t’i rrisim subvencionet për zgjerimin dhe rritjen e pemëtarisë dhe perimtarisë”, tha ai.

Drejtori i Bujqësisë në Gjilan, Ramiz Ramadani, pasi e falënderoi kryetarin Haziri për përkrahjen në sektorin e bujqësisë, ka njoftuar se vlera e projektit është afro 50 mijë euro.

“Është farë e varieteteve hungareze, të cilat janë testuar për një kohë të gjatë në tokat tona dhe janë jashtëzakonisht të përshtatshme. Kemi bërë përpjekje të vazhdueshme që t’u sigurojmë fermerëve edhe mekanizim, prandaj objektivi ynë është, jo vetëm ta rrisim punimin e sipërfaqeve të tokës, por edhe produktivitetin, duke e përdorë potencialin gjenetik të farës dhe optimumin e përgatitjes së tokës”, ka thënë Ramadani.

Ndryshe, Drejtoria e Bujqësisë në Gjilan ka njoftuar se janë në përgatitje edhe të projektit të ngritjes së 15 hektarëve me arra.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark