Gjilani ka arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës me sulmuesin Shend Kelmendin.
Kelmendi me kontratën e re do të mbetet te “Skifterat” edhe për dy vjet, njofton SC Gjilani, shkruan Demokracia.com.
“Kuqebardhët” e vlerësojnë sulmuesin e krahut si pjesë e rëndësishme e projektit të klubit.
“Sport Club Gjilani dhe futbollisti Shend Kelmendi kanë gjetur akordin për të vijuar bashkëpunimin edhe për dy vite të radhës. Kelmendi, i cili luan në pozitën e sulmuesit të krahut është pjesë e rëndësishme e projektit të klubit dhe është vlerësuar nga stafi teknik për vazhdimin e marrëveshjes”, thuhet në komunikatën e Gjilanit.
Në edicionin e fundit Kelmendi ka realizuar shtatë gola dhe ka shërbyer në tre të tjerë, për të qenë vendimtar në shumë prej ndeshjeve kryesore të kampionatit.