Atalanta është rikthyer te fitorja kundër Venezia dhe në fushë nga minuta e parë ishte edhe Berat Gjimshiti, i cili la pas dëmtimin.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare pas ndeshjes deklaroi: “Fitorja na mungonte prej kohësh, duhej të merrnim pikët e plota ndaj Venezias dhe ia dolëm.
Për 75 minuta kemi luajtur mirë dhe ishte e rëndësishme që skuadra të rikthehej të goli, kishim një periudhë negative dhe nuk ishte e lehtë të fitonim”.
“Europa? E rëndësishme ishte ta kalonim me sukses transfertën e Venezias, tani duhet t’i marrim ndeshjet me radhë. Fitorja sjell besim dhe në fund të sezonit do të shohim se ku mund të mbërrijmë”