Atalanta ka siguruar një vend në çerekfinale të Ligës së Evropës, shkruan Insporti.com.
Skuadra italiane ka eliminuar Olympiacosin pas dy ndeshjeve të zhvilluara me rezultat të përgjithshëm 1:5.
Në ndeshjen e parë fitoi 2:1, ndërsa sonte fitoi 0:3.
Mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti edhe sonte zhvilloi 90 minuta, duke e ndihmuar Atalantën që të kualifikohet në çerekfinale.
Ai në ndeshjen e parë shënoi dy golat e fitores.
Për këtë ndeshje, ylli shqiptar nga “Sofascore” u vlerësua me notën 7.1. /Insporti/