×
  • Sport
  • Sport

    Gjimshiti: Shqipëria tani ka entuziazëm dhe besim, dua edhe unë të shkoj në Europian

    Insajderi
    17 June 2023 - 23:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shqipëria fitoi me rezultatin 2-0 në Air Albania përballë Moldavisë në ndeshjen kualifikuese të Grupit E, teksa pas sfidës për emisionin “Kuqezi” në SuperSport foli Berat Gjimshiti, i cili theksoi se tashmë në kombëtare ka më shumë entuziazëm dhe besim.

    “U bëre baba dhe tashmë vjen edhe fitorja me Shqipërinë- Jam i lumtur që bashkëshortja dhe vajza janë mirë. E merituam fitoren duhej të ishim të duruar, u përballëm mirë dhe në fund e gjetëm golin. Ndeshja e parë në drejtimin e Sylvinhos, çfarë ka ndryshuar? U bë kohë që nuk kam qenë në kombëtare, kam gjetur një ekip me shumë besim. Lojtarë të rinj me shumë cilësi, lojtarët kishin besim me topin në këmbë dhe kjo u duk edhe në fushë.

    Trajneri i jep shumë besim lojtarëve dhe kjo është diçka shumë e mirë. Entuziazmi vjen edhe nga trajneri, por edhe lojtarët që flasim me njëri-tjetrin. Duket që të gjithë e kemi dëshirën për të shkuar në Europian dhe duken cilësitë, kemi mundësi për të shkuar në Europian. Pastaj flet fusha dhe aty duhet ta tregojmë besimin. Mungove në Europianin e 2016-tës- Besoj se këtë radhë edhe unë e kam mundësinë të luaj në Europian”, u shpreh Gjimshiti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark