Berat Gjimshiti do të jetë përsëri titullar në sfidën e Ligës së Evropës kundër Olympiacosit, shkruan Insporti.com.
Mbrojtësi i kombëtares kuqezi do ta nis ndeshjen nga minuta e parë, pasi është zgjedhur në formacionin e trajnerit italian, Gasperini.
Atalanta është nikoqire e skuadrës së madhe greke në Bergamo për ta zhvilluar ndeshjen e dytë të fazës së eliminimit direkt.
Ndeshjen e parë e fitoi Atalanta me rezultat 1:2 në Greqi.
Pikërisht me dy golat e Gjimshitit, i cili shënoi dy golat për dy minuta.
Kjo ndeshje do të nis nga ora 18:45. /Insporti/