×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjini dhe Kusari-Lila përplasen ashpër për korrupsion

    Insajderi
    02 October 2017 - 22:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një debat i ashpër është zhvilluar në mes të Mimoza Kusari-Lilës dhe Ardian Gjinit. Të dy po garojnë për kryetar të Komunës së Gjakovës.

    Ardian Gjini, kandidat i AAK’së për kryetar të komunës së Gjakovës dhe Mimoza Kusari-Lila, kandidate e Alternativës janë përplasur për shumë çështje në një debat zgjedhor në Klan Kosova.

    Ishte Gjini ai i cili disa herë kundërshtoi Kusari-Lilën të cilën e akuzoi për mos punë dhe për thellim të ndarjeve fshat-qytet.

    Ai tha se Kusari-Lila ka dështuar në qeverisje dhe se qytetarët ‘po i mbyllin derën’ në kohën kur ajo po kërkon votën për një mandat të dytë në krye të komunës.

    Në anën tjetër Kusari-Lila është mbrojtur duke e quajtur të suksesshme qeverisjen e saj por Gjini e kundërshtonte gjatë tërë kohës.

    Në një moment, Kusari-Lila e akuzon Gjinin për korrupsion dhe këtu nxehet muhabeti.

    “Pse je i shqetësuar Ardian”, e pyet Kusari-Lila kundër kandidatin teksa debati vazhdoi me pyetje retorike mes njëri tjetrit mbi “shqetësimin se kush do të humbë zgjedhjet”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark