Insajderi
Lajme

Gjini: Kurti po i bën grushtshtet Kosovës, vendi në një prej momenteve më kritike politike

Insajderi
06 August 2026 - 17:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjini: Kurti po i bën grushtshtet Kosovës, vendi në një prej momenteve më kritike politike
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje se po realizojnë një “grushtshtet të brendshëm” me synim uzurpimin e institucioneve të shtetit.

Gjini tha se Kosova po kalon një nga periudhat më të rënda politike, duke pretenduar se vendi ndodhet në një krizë të thellë institucionale.

“Situata politike ka mbërri një moment që mundet me qenë nga më kritikët. Sot Kosova s’ka president, s’ka as u.d. të Presidentit. S’ka kryeministër legal e as në detyrë legal, s’ka as ministra legal. E ka vetëm një person që e ka uzurpua pushtetin në Kosovë”, është shprehur Gjini.

Ai tha se kriza është rezultat i zhvillimeve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke përmendur, sipas tij, vonesat në krijimin e institucioneve dhe shkeljet e vazhdueshme kushtetuese.

“Sot pa asnjë arsye logjike, shtetformuese e patriotike hymë në krizë. S’ka emër tjetër kjo situatë, përveç grushtshtet të brendshëm, që realizohet prej njerëzve që në mënyrë më brutale po e shfrytëzojnë legjitimitetin e brishtë për të uzurpuar institucionet e shtetit”, deklaroi Gjini.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark