Një shofer është gjobitur me 200 euro, dy pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre muaj pasi ka bërë tejkalim në vijë të plotë.
Kështu ka bërë të ditur policia përmes një komunikate për media ku ka dërguar edhe fotografinë e veturës.
“Njësiti Rajonal i Trafikut Rrugor Gjilan ka identifikuar dhe shqiptuar gjobën në vlerë prej dyqind (200) euro, dy (2) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj ndaj kundërvajtësit i cili në foton e dërguar në E-mailin zyrtar shihet duke bërë tejkalim në vijë të plotë. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë”, thotë policia.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pje