Insajderi
Botë

Gjobitet me mijëra dollarë gazetari që ka “fyer” Erdoganin

Insajderi
25 April 2016 - 23:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Can Dundar, kryeredaktor i së përditshmes opozitare në Turqi “Cumhuriyet”, është gjobitur me 10,000 dollarë për “fyerje” të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Avokati i Dundarit, Blent Utku, ka thënë se rasti kundër gazetarit lidhet me artikujt për një skandal korrupsioni që ka tronditur Qeverinë turke në vitin 2013.

Arsyeja e saktë e vendimit që ka marrë gjykata në Stamboll nuk është bërë ende publike.

Avokati ka thënë se do ta apelojë vendimin. Dundar ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter se “nëse zbulimi i së vërtetës është krim, ne do të vazhdojmë ta kryejmë atë”.

Dundar po ashtu është në gjyq për gjoja përpjekje për të përmbysur qeverinë. Akuza buron nga raportimi i tij për dërgesat e armëve nga Turqia për grupet rebele në Siri.

Dundar dhe i pandehuri tjetër, Erdem Gul, shef i byrosë së gazetës në Ankara, përballen me burgim të përjetshëm nëse shpallen fajtorë. Afro 2,000 njerëz janë duke u ndjekur penalisht në Turqi për fyerje të Erdoganit.

Kritikët thonë se Erdogani përdorë gjykatat për të heshtur zërat kundërshtarë./REL


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark