×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjobitet një autobus i Trafikut Urban, parkoi tek hapësira për persona me nevoja të veçanta

    Insajderi
    16 September 2023 - 17:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prishtina Parking ka njoftuar se ka gjobitur një autobus të Trafikut Urban pasi ka qenë i parkuar në hapësirën për personat me nevoja të veçanta, shkruan Gazeta Express.

    Në njoftimin e kësaj kompanie thuhet se parkimi në hapësirat e dizajnuara për personat me nevoja të veçanta nga ata që nuk i takojnë kësaj kategorie, gjithmonë pasohet me gjobë.

    “Parkimi në hapësirat e dizajnuara për personat me nevoja të veçanta nga ata që nuk i takojnë kësaj kategorie, gjithmonë pasohet me gjobë. Respektoni shenjat e parkimit në Kryeqytet për të evituar gjobat. Respektoni kategoritë me nevoja të veçanta”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark