×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Gjobitet përsëri PSD-ja, këtë radhë nga policia e Kosovës

    Insajderi
    14 April 2023 - 16:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partisë Socialdemokrate i është shqiptuar gjobë nga Policia e Kosovës për moslajmërim të protestës kundër formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, më 25 mars të këtij viti.

    Këtë e ka bërë të ditur Teutë Rrusta nga radhët e PSD-së me anë të një postimi në Facebook.

    E njëjta ka thënë se mbajtja e protestës ishte paralajmëruar.

    ‘Edhe një gjobë e re ndaj PSD-së, sot. Tash për protestën e fundit. Në raport të policisë ndëshkohemi për mos njoftim të protestës. Ani pse kemi njoftu, publiku, bërë thirrje e çka jo. Metoda po dihet, logjika u kuptua. Nëse dojnë prej neve me ua ofru skenaret e protesave dhe aksioneve, le ta dinë që kjo nuk ka me ndodhë. E drejta për protestë, përdorimi i hapësirave publike nuk munden me u cenu prej asnjë pushteti. Ato janë tonat. Shantazhi me financa ka filluar pasi nuk iu shkoi ajo me polici. Dobët, dobët”, ka shkruar ajo.

    Ndryshe, dy ditë më parë Agjencia e Informimit dhe Privatësisë, e ka dënuar PSD-në me 20 mijë euro për shkak të shkelje së të dhënave personale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark