×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjoshi i PDK-së: Me këtë pushtet janë rritur vetëm krimi i organizuar dhe varfëria e qytetarëve

    Insajderi
    22 November 2023 - 22:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi ka reaguar pas rastit ku sot u hodh një bombë dore në treg e në një tjetër ndodhi një grabitje e armatosur.

    Gjoshi ka thënë se me pushtetin e Kurtit janë rritur krimi i organizuar dhe varfëria e qytetarëve.

    “Në mëngjes hidhet bombë dore në treg, në mbrëmje banda të armatosura rëndë grabisin qytetarët e vendit. Rezultati, shumë qytetarë e disa policë të plagosur. Me këtë pushtet, vetëm dy gjëra janë rritur: Krimi i organizuar dhe varfëria e qytetarëve. Asnjëherë më pak siguri nuk ka pasur në Kosovë, sepse asnjëherë më pak shteti nuk ka qenë prezentë në jetën e përditshme”, shkroi Gjoshi në Facebook.

    Tutje, ai shkroi se “I sanksionuar nga jashtë – i dështuar nga brenda: ky është rezultati i Albin Kurtit si Kryeministër, nën udhëheqjen e së cilit banditët kanë marrë zemër e po lulëzojnë. Të paaftë!”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark