Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Qeveria Kurti, me një muaj qeverisje e ka humbur kontrollin dhe nuk po ia ka idenë se çka po bënë e çka po flasin, shkruan Insajderi.
Ai ka reaguar pasi Mimoza Kusari-Lila nga VV, ka thënë se më mirë mjetet për KOSTT-in për rrymën në Veri, se sa të kthehen policët në arkivol.
Kjo ka ardhë si shkas i votimit në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, që të ndahen 11 milionë euro për pagesën e rrymës së serbëve në Veri të Kosovës.
“Një parti politike, veç me një muaj në Qeveri, e ka humbur kontrollin dhe nuk po ia ka idenë se çka po bënë e çka po flasin. Me logjikën e Mimoza Kusarit i bie që rojet serbe të urës të kontrollojnë kalimet mbi Ibër. Që Vetëvendosje është parti që nuk ka lidhje me qeverisje e shtet po e shohim çdo ditë”, ka shkruar ai./ Insajderi.org