×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuajte me armë mes dy grupeve në Gjakovë, Insajderi sjell emrat e personave të përfshirë

    Insajderi
    14 April 2024 - 22:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur pasditen e të dielës në Gjakovë. Insajderi mëson se ngjarja ka ndodhur mes dy grupeve të armatosura në kryqëzimin e rrugëve “Anton Çeta dhe Ylli Morina” në gjakove.

    Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar ndërsa policia e Kosovës ka identifikuar 4 persona si të dyshuar për rastin.

    Gazeta Insajderi nga burimet e veta brenda policisë në Gjakovë ka mësuar se personat e përfshirë në këtë ngjarje janë Ardian Hasanaj, Agron Muqaj dhe Zeki Hasanaj personat që dyshohet se kanë sulmuar Endri Berishën para shtëpisë së tij në Gjakove. Derisa ky i fundit iu është kundërpërgjigj me armë zjarri.

    Burimet kanë informuar Gazetën se viktima, Endri Berisha ka pasur një konflikti para pesë viteve personin me emër Ardian Hasanaj i cili me qellim hakmarrje ka shkuar në shtëpinë e Endrin Berishës bashkë me  axhën, Zeki Hasanaj dhe nipin Agon Muqaj, e kanë prit te banesa dhe e kanë sulmuar me armë e mjete të forta. Ndërkohë, siç tregon burimi, Endrit Berisha iu është kundërpërgjigje me gjuajtje me armë zjarri, bëjnë me dije burimet brenda policisë.

    Insajderi ka siguruar ekskluzivisht edhe fotografitë e personave të përfshirë.

    Agon Muqaj

    Lidhur me rastin ka reaguar edhe Policia e Kosovës.

    Nga Policia Rajonale në Gjakovë kanë bërë të ditur se nuk është raportuar për të lënduar.

    Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja, që dyshohen të jenë të armës që është përdorur.

    “Rreth orës 20:20 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Anton Qeta”. Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes ku edhe janë gjetur disa gëzhoja të armës së zjarrit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark