Si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën Ali Sokoli në Prishtinë është plagosur Harbin Vitija, i njohur si ‘Plaku’.
Por kjo nuk ishte hera e parë që “Plaki i Bregut” bie ndesh me ligjin.
Natën e 13 qershorit të vitit 2024, Vitija dyshohej se gjuajti me kallashnikov AK 47 në drejtim të një grupi, me të cilët një ditë më parë ishte fjalosur.
Që nga viti 2016-të, pra që 10 vite ai ishte përfshirë në disa raste. Madje edhe ishte dënuar, kishte mbajtur burg.
Ishte korriku i 2016-ës Harbin Vitija kishte gjuajtur me armë zjarri në një festival që po mbahej në sheshin “Nëna Tereza”. Me ç‘rast qytetarët e tubuar kishin filluar të ikin dhe gjatë ikjes një numër i madh i tyre kishin marrë lëndime trupore të natyrave të ndryshme, me ç’rast ekzistonte dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Disa ditë pas, 16 gusht, Policia e Kosovës kishte arritur ta arrestonte Harbin Vitijën atëkohë 15 vjeçar. Ndaj të njëjtit ishte caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaj.
Edhe në vitin 2020, ai u përfshi në një rast. Ndaj tij ishte ngritur aktakuzë për veprën penale: “vrasje në tentativë” dhe “posedim i paautorizuar i armës”.
Sipas aktakuzës së ngritur më 25 nëntor 2020, ai akuzohej se me 11 qershor 2020, rreth orës 21:30, në lokalin “Amarito”, në rrugën “Rrahim Beqiri’” në Prishtinë, pas një mosmarrëveshje verbale e cila kishte ndodhur dy muaj më parë me të dëmtuarin F.Z në natën kritike ishte rastësisht me të dëmtuarin në lokal.
Në aktakuzë thuhet se në momentin që kishin dalë jashtë, i akuzuari e kishte sulmuar me armë të ftohtë (thikë) të dëmtuarin Zogjani, me ç’rast atij i kishet shkaktuar dëmtime të rënda trupore në regjionin e fytyrë. Si pasojë e këtyre lëndimeve i dëmtuari i ishte nënshtruar intervenimit kirurgjik.
Më 10 dhjetor 2020, Vitija ishte shpallur fajtor dhe ishte dënuar me 5 vite burgim për veprën penale të vrasjes në tentativë, kurse me 2 mijë euro gjobë për veprën penale të armëmbajtjes pa leje. Rasti ishte kthyer në rigjykim. Me 7 qershor 2021-ës, Vitija para trupit gjykues deklaroi “Jo nuk e pranoj fajësinë”. Në nëntor të 2022-ës, Policia e Kosovës me urdhëresë të gjykatës kishte arritur të arrestojë Harbin Vitijën lidhur me rastin për të cilin ishte dënuar me burgim. Ai ishte arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit për rastin e “lëndimit të rëndë trupor” ndaj F.Z.