×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjuajti me armë zjarri, arrestohet 30-vjeçari në Viti

    Insajderi
    22 February 2024 - 09:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka arrestuar një 30-vjeçar në fshatin Budrikë e Epërme të Vitisë, i njëjti dyshohet se ka gjuajur me armë zjarri.

    I dyshuari me inciale M.S. dyshohet se me armë ka shti në ajër me një armë të llojit AK 47.

    “Njësitet policore relevante i janë përgjigjur rastit duke arritur që të identifikojnë lokacionin dhe të dyshuarin M.S. (viti i lindjes 1994, mashkull kosovar shqiptar) i cili është arrestuar dhe sjellë në Stacionin Policor në Viti”, ka njoftuar policia. I njëjti dyshohet se me armë ka shti në ajër. Me këtë rast si provë materiale janë konfiskuar një armë e llojit AK 47, një karikator dhe 23 gëzhoja të kalibrit 7.62 mm, të cilat do të përdoren dëshmi për gjykatën”, thuhet në njoftimin e policisë.

    I dyshuari me urdhër të Prokurorit të shtetit është ndalur në mbajtje për 48 orë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark