Insajderi
Lajme

Gjuajti me armë zjarri në një ahengu familjar, arrestohet burri në Podujevë

Insajderi
04 August 2025 - 10:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjuajti me armë zjarri në një ahengu familjar, arrestohet burri në Podujevë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një burrë është arrestuar dje, nën dyshimin se kishte shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar, në fshatin Konushevc të Podujevës.

Sipas policisë, nga i dyshuari u sekuestruan një pistoletë me gaz dhe tetë fishekë.

I njëjti pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se dyshohet se kishte shtënë me armë gjatë një ahengu familjar. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me gaz me 8 fishekë. I dyshuari pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark