×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjuajtja me armë në Graçanicë, avokati i Armir Osmanit flet per Insajderin: Para pak ditësh pati tentimvrasje

    Insajderi
    16 April 2024 - 22:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Armir Osmani, i biri i Ismet Osmanit të njohur me nofkën “Curri”, ishte i përfshirë në një gjuajtje me armë zjarri në Graçanicë pasditen e së shtunës. Insajderi raportoi se ai pati konflikt me biznesmenin Mentor Beqiri.

    Insajderi ka kontaktuar me avokatin e Osmanit, Jeton Maqedoncin, i cili tha se ndaj klientit të tij organizuan, siç pretendoi ai, një tentimvrasje “të njëjtit apo persona të afërt me ta”.

    “Armir Osmani është viktimë e një prite të organizuar nga persona tashmë të njhour për organet e rendit, pritë kjo që kulmoi edhe me tenetimvrasjen e tij dhe grabitjen e një shume të konsiderusheme të parave dhe veturës që e voziste Amiri. Prita ishte planifikuar deri në detaje, nga persona me të kaluar kriminale dhe ndodhi pak ditë pasi që të njëjtit apo persona të afërt me ta, tentuan ta vrisnin para shtëpisë së prindërve të tij, në lagjen Marigona”, deklaroi ai.

    “Besojmë që së shpejti do të pasqyrohet e vërteta dhe Armiri do të trajtohet vetëm si person i demtuar ashtu siç e përcakton ligji dhe e konfirmojnë dhe faktet e mbledhura tashmë nga policia”, shtoi tutje Maqedonci.

    Avokati s’e konfirmoi nëse klienti i tij ndodhet në ndalim.

    Insajderi raportoi me burime se Osmani bashkë me Beqirin janë në masën policore të ndalimit.

    Sipas burimeve, krejt kjo përplasje ka nisur për një borxh prej 10 mijë eurove, për të cilën Mentor Beqiri pretendon se ia ka Amir Osmani. Kjo ka qenë arsyeja pse e ka ndjekur. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark