×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjuajtja me armë në Prishtinë, policia: Dy të plagosur, gjuajtja ndodhi në dyqan

    Insajderi
    03 October 2023 - 22:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona janë plagosur nga arma e zjarrit brenda një dyqani sonte në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

    Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, lidhur me rastin.

    Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, teksa është konfirmuar edhe arrestimi i dy personave.

    Këto i bëri të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

    “Rreth orës 19:45, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është  bërë e ditur se ngjarja ka ndodhur brenda një dyqani dhe për pasojë  dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit. Ndërkohë që të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia ka vazhduar me veprime të tjera operativo-hetimore  dhe atyre të ekzaminimit me ç’ rast ka gjetur dhe sekuestruar edhe një armë zjarri”, tha ai.

    Përveç dy të arrestuarve, policia po punon edhe për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në rast.

    “Dy persona janë arrestuar nga policia nën rrethana që ndërlidhen me ngjarjen, ndërkaq vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në rast si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha Borovci.

    Insajderi raportoi më herët me burime se njëri nga të plagosurit është Trim Krasniqi.

    Gjuajtje me armë në Prishtinë, ky është personi që mbeti i plagosur

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark