Insajderi
Lajme

Gjuajtje me armë zjarri në Kolovicë- Plagoset një person

Insajderi
26 March 2024 - 16:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjuajtje me armë zjarri në Kolovicë- Plagoset një person
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një plagosje me armë zjarri të ndodhur sot në rrugën “Haxhi Zeka”në Prishtinë, rreth orës 13 e 40 minuta.

Një person ka mbetur i plagosur.

Rastin e konfirmon zyrtarja për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri është plagosur një person”, ka thënë Ahmeti.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personave të dyshuar ( të cilët janë identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark