Një incident ka ndodhur mbrëmë në X-Club në Lipjan, ku një bombë është hedhur në ambientet e klubit rreth orës 02:00 të mesnatës.
Një lexues i Gazetës Insajderi ka dërguar një video nga vendngjarja, ku shihet se vendi është rrethuar nga policia.
Gazeta Insajderi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës por deri në publikim e lajmit nuk ka marrur ndonjë përgjigje.
Insajderi do vazhdoj t’iu mbajë të informuar lidhur me rastin.