×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Gjuha e deputetes Bunjaku, reagon ish-deputeti Veton Berisha

    Insajderi
    22 June 2023 - 22:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Seanca e sotme e Kuvendit është përcjell me debate të ashpra e madje edhe në fyerje. Mos përfillja e fjalimit të deputetes së LDK-së Valentina Bunjaku nga deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi ka nervozuar deputeten e LDK-së. Kjo e fundit madje ka përdorur edhe gjuhë fyese.

    Mshele gojën magjup”, dëgjohet duke thënë Bunjaku, pikërisht ndaj kësaj ka ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e komuniteti egjiptian, Veton Berisha.

    Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se “Gjuha RACISTE në Parlamentin e Republikës së Kosovës nga ana e deputetes Valentina Bunjaku është e pa pranueshme, lënduese dhe aspak etike”, përcjell Insajderi.

    Tutje ai shprehet se “Kjo gjuhë është e “gërditshme” dhe nuk duhet toleruar ! Pres kërkim falje të deputetes dhe distancimin e LDK-së nga kjo gjuhë!”.

    “Kjo ndodhë në vendin e demokracisë vetëm dy ditë para “24 Qershorit” ditës Nacionale të komunitetit Egjiptian të Kosovës”, shkroi ai.

    Berisha është shprehur i zhgënjyer edhe nga mos reagimi i kryeparlamentarit e deputetëve të komuniteteve.

    “Për çudi asnjë reagim i menjëhershem nga kryetari i kuvendit dhe nga deputetët e komuniteteve në Kuvend!”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark