Insajderi
Showbiz

Gjuha fyese ndaj Malit, Violetë Kukaj i drejtohet me një letër produksionit të Big Brother VIP

Insajderi
27 January 2026 - 12:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjuha fyese ndaj Malit, Violetë Kukaj i drejtohet me një letër produksionit të Big Brother VIP
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këngëtarja Violetë Kukaj i është drejtuar me një letër publike produksionit të Big Brother VIP, pas deklaratave të rënda të banorit Rogert Sterkaj ndaj djalit të saj, Malit.

Sipas reagimit, gjuha e përdorur nga Rogerti, që preku identitetin dhe origjinën e Malit, ka kaluar çdo limit të lojës dhe debatit.

Familja kërkon që produksioni të veprojë me përjashtim, duke theksuar se fjalët që cenojnë integritetin personal dhe familjar janë të papranueshme.

Ata bëjnë thirrje që të respektohet dinjiteti njerëzor dhe të sigurohet një ambient ku nuk tolerohet gjuha denigruese, duke kërkuar masa urgjente për sjelljet që bien ndesh me normat shoqërore.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark