×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjukanoviqi e godet Vuçiqin nga SHBA-ja: Ballkani kërcënohet nga disa ide politike prapambetëse

    Insajderi
    22 September 2021 - 10:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Malit të Zi, Mila Gjukanoviq, i cili po merr pjesë në një sesion të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së tha se reflektime të forta të “trazirave politike globale” po ndihen në rajon dhe se këto shqetësime kanë çuar në rizgjimin, siç tha ai, të disa ideve politike prapambetëse, raportojnë mediat malazeze, transmeton Gazeta Express.

    Gjukanoviq tha nga Nju Jorku, pas një darke pune joformale të udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, se këto ide politike retrograde u frymëzuan kryesisht nga rikompozimi i kufijve në Ballkanin Perëndimor dhe krijimi i kushtet për shtete të zgjeruara kombëtare dhe fetare homogjene. Me këtë deklaratë, ai iu referua indirekt presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me të cilin vazhdon të mos ketë raport aspak të mirë.

    “Unë theksova se e konsideroj atë shumë retrograde dhe absolutisht katastrofike, siç dëshmohet nga humbjet që kishim në ish-Jugosllavi në fillim të viteve ’90, të cilat janë pasojë e ideve të asaj kohe identike me idetë e sotme”, tha Gjukanoviq.

    Ai theksoi se kjo është diçka që jo vetëm e kërcënon profilin qytetar, laik dhe pro-evropian të Malit të Zi, por gjithashtu e kërcënon stabilitetin e Ballkanit, dhe kështu, sipas tij, kërcënohet stabiliteti evropian që të përqëndrohet në idenë e prosperitetit dhe konkurrueshmërisë së Evropës si një shtëpi e përbashkët.

    “Më duket se të gjithë bashkëbiseduesit i kuptuan shumë mirë këto paralajmërime. Së bashku, ne i bëmë thirrje BE -së, me inicimin e Përfaqësuesit të Lartë për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Z. Borrell, të bëjë përpjekje shtesë për të ndihmuar në të ardhmen e afërt”, tha Gjukanoviq.

    Presidenti malazez para pak ditësh tha se po e sheh synimin e Serbisë për një Kosovë pa shqiptarë dhe Mal të Zi pa malazezë.

    “Nacionalizmi i dhunshëm i Serbisë së Madhe, i vendosur në selinë e politikës shtetërore të Serbisë, po përpiqet me arrogancë të imponojë imazhin e Malit të Zi si një shtet tjetër serb, i cili e arriti pavarësinë nga gabimi dhe pakujdesia e ish-udhëheqjes shtetërore të Beogradit. Dhe tani ky ‘gabim’ po korrigjohet nga veprimi militant-politik i infrastrukturës së mbetur ndërkufitare të Serbisë së Madhe – Kishës Serbe, një komunitet kuazi-fetar përgjegjës për shumicën e krimeve të kryera nga ky projekt nacionalist nga vitet 1990 e deri më sot”, deklaroi Gjukanoviq.

    Dje, po nga Nju Jorku, edhe presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq e goditi kreun e Serbisë. Ai theksoi se për Serbinë pengesa më e madhe në rrugën e anëtarësimit është presidenti Aleksandar Vuçiq, për të cilin tha se “është një nga nxitësit më të shquar të luftës në vitet ’90”, raporton mediumi kroat, Telegram, transmeton Gazeta Express.

    Negociatat për pranimin e Serbisë në BE filluan në vitin 2014, ndërsa deri më tani ajo ka hapur 18 kapituj dhe ka mbyllur përkohësisht dy. Milanoviq shprehu bindjen e tij se Serbia “nuk ka qëllim të fortë” për t’u anëtarësuar në BE, ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria tha se “po punojnë shumë dhe po luftojnë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    24 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark