×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjukanoviqit do t’i rrënohen dy objekte ilegale në Nikshiq

    Insajderi
    05 April 2023 - 18:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentit në largim të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, do t’i rrënohen objektet ilegale në qytetin e Nikshiqit.

    Inspeksioni urbanistik dhe ndërtimor malazez ka urdhëruar presidentin që të rrënojë objektet e ndërtuara ilegalisht në Nikshiq, në vendbanimin e Koçanit, sepse ato janë në kundërshtim me planin e vlefshëm hapësinor-urbanistik të komunës së Nikshiqit, raporton adria.tv.

    Avokatja e Gjukanoviqit, Neda Ivoviq, ka bërë të ditur se vendimi i Ministrisë së Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit, që urdhëron të rrënojë dy objekte në vendbanimin Koçan në Nikshiq, është shembull flagrant i dhunës ligjore dhe se bazohet në deklarata të pasakta, kontradiktore dhe jo të plota.

    Ndërkohë, kryeministri Dritan Abazoviq, ka reaguar duke thënë se ligji do të veprojë për të gjithë njësoj, raporton rtcg.

    “Ne bëjmë çdo gjë sipas ligjit. Pyetja është se pse Gjukanoviqi ndërtoi në mënyrë të egër. Ai ka 20 ditë kohë për të hequr objektet pa leje dhe të kursejë inspektorët”, tha ai.

    Në pyetjen se pse po bëhet rrënimi para zgjedhjeve parlamentare, ai u përgjigj se çdo dy muaj Mali i Zi është në zgjedhje.

    Ndryshe, Gjukanoviq në zgjedhjet e fundit presidenciale të mbajtura gjatë të dielës, ka pësuar humbje nga opozitari Janko Milatoviq.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark