×
Show / Fashion

Gjumi i tepërt në fundjavë i dëmshëm për ditët e tjera të javës

Insajderi
28 February 2019 - 23:52
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Hulumtimi i bërë nga shkencëtarët e universitetit të Kolorados në Amerikë, tregon se ndryshimi i orarit të gjumit gjatë vikendeve mund të jetë shumë i dëmshëm dhe nuk i riparon dëmet që një person i shkakton vetes duke qëndruar pa gjumë të mjaftueshëm gjatë ditëve të javës, shkruan Insajderi.

Gjatë hulumtimit u vërejt një dallim i dukshëm mes personave që flenë rreth nëntë orë gjumë dhe atyre që nuk flenë mjaftueshëm.

Këta të fundit kishin probleme me gjakun, sheqerin dhe peshën.

Mungesa e gjumit gjatë javës është bërë shumë e zakonshme, pasi që njerëzit mundohen të balancojnë obligimet familjare, punën, shkollën dhe përgjegjësitë sociale, duke shkaktuar kështu sëmundjen e diabetit dhe të zemrës.

Ekipi i hulumtuesve këshillojnë që të rriturit të bëjnë së paku shtatë orë gjumë për të pasur një shëndet më të mirë, edhe nëse kjo do të thotë të eliminojnë disa nga kënaqësitë e tyre si televizionin apo eventet e shumta sociale./Insajderi.com

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark