×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuriq: Duhet vetëm një reagim serioz i bashkësisë ndërkombëtare që ta ndaloj rrezikimin e jetës së serbëve në Kosovë

    Insajderi
    05 January 2024 - 09:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara, Marko Gjuriq, ka shprehur frikën se lëvizjet e njëanshme të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti ndaj serbëve në Kosovë do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme, nëse siç tha ai, nuk ka një reagim të bashkuar dhe serioz të bashkësisë ndërkombëtare.

    Në një intervistë për Politiko, Gjuriq ka theksuar se qëndrimet e Serbisë dhe SHBA-së për çështjen e Kosovës janë të ndryshme, por se në dhjetë vitet e fundit është bërë përparim i dukshëm.

    “Është jashtëzakonisht e rëndësishme për mbijetesën e popullit tonë në Kosovë që si SHBA ashtu edhe qendrat evropiane të vazhdojnë dhe të intensifikojnë presionin ndaj qeverisë në Prishtinë që të ndalojë rrezikimin e jetës serbe dhe më në fund të fillojë të respektojë dhe zbatojë marrëveshjet e arritura”, tha Gjuriq.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark