Gjuriq para gazetarëve në Leposaviq tha se është duke bërë punën e tij normalisht dhe për qëndrimin në Kosovë ka informuar përfaqësuesit ndërkombëtarë, njofton B92.
“Nuk e shoh këtu ndonjë nga ata që folën në lidhje me ndalimet, unë jam në Kosovë dhe po e bëj punën time normalisht.
Është në interesin tonë të krijojmë kushte për jetën e njerëzve tanë, nuk e pengojmë askënd, ne duam bashkëpunim, ne duam një jetë normale për të gjithë njerëzit në Kosovë“, ka thënë Gjuriq.
Ai theksoi se po sillet krejt ndryshe krahas atyre të cilët siç tha ai” mendojnë se me gjuhë e urrejtjes dhe konfliktet gjuhësore t`i zgjidhin problemet” . /Insajderi.com