×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjykata bënë “horë” bordin e Postës së Kosovës: Kthen në punë Kimete Kodrën

    Insajderi
    06 March 2024 - 20:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kimete Kodrën në shkurt të vitit 2022 bordi i Postës së Kosovës e kishte suspenduar nga puna. Bashkëshortja e heroit, Ilaz Kodra, deri atë ditë ishte duke kryer funksionin e Koordinatores së Zyrave të Postës në Skenderaj.

    Pas vendimi, Kodra vendos ta padisë menaxhmentin e këtij organi, për largim nga puna pa ndonjë arsyetim.

    Procesi gjyqësorë zgjati me muaj të tërë. Gati dy vite. Deri më 27 shkurt 2024.

    Ky institucion vie në përfundim se pretendimet e menaxhmentit nuk kanë asnjë bazë.

    Pra, Gjykata thotë se “Kodra ka përmbushur detyrat dhe përgjejgjësit e saj ashtu që asnjëherë nuk ka qenë e përfshirë në keqpërdorimin e mjeteve financiare të Juet Credits”.

    Kësisoj, është vërtetohet se menaxhmenti i Postës ka kryer shkelje të kontratës së punës, vendimi ka qenë në kundërshtim të plotë me Ligjin e Punës.

    “Gjithashtu është vërtetuar se vendimi i Postës për shqiptimin e masava disiplinore ishte në kundërshtim të plotë sipas ligjit të punës, rregulloret e brendshme e të paditurës, kontratën e punës, dhe me performancën e kënaqshme të paditëses për arsye se paditësja edhe në datën e pretenduar me vendimin e kundërligjshëm ka përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë e saj ashtu që asnjëherë nuk ka qenë e përfshirë në keqpërdorimin e mjeteve financiare të Jute Credites”, thuhet në vendim.

    Si rezultat Posta detyrohet që Kodrës t’ia kompensojë diferencën në pagat të papaguara prej ditës së largimit të përkohshëm deri në kthimin e saj në vendin dhe pozitën e njëjtë të punës dhe t’ia paguajë shumën prej 7 mijë euro “në emër të dëmit jo material për dhimbje shpirtërore”.

    Çfarë pati deklaruar Kimete Kodra në lidhje me këtë temë?

    Në atë kohë nuk pata qenë në punë, sepse më 5 tetor 2018 ka qenë rivarrimi i Ilazit. Gjatë inspektimeve është vërejtur se ka pasur një parregullsi qysh nga viti 2018. Një zyrtar financiar bashkë me zyrën në Prishtinë, thuhej se kanë bashkëpunuar. Ky zyrtar që ka pasur autorizim i ka tërheqë disa mjete kinse për t’i dërguar në një bankë në Mitrovicë. Ai kish pasë ardhë i ka marë paret, arkëtari që ka qenë në detyrë zyrtare e ka përgatitë këtë proces, edhe pastaj paratë e Postës nuk janë deponuar në bankë. Për 4 vjet me radhë kemi pasur inspektime, kush e fshehi këtë rast? As nuk kam qenë në dijeni, të gjitha këto janë bërë fshehur. Me pas dashtë privilegje, kryeshefe isha bë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark