Insajderi
Lajme

Gjykata e cilësoi me gjendje të rëndë ekonomike, por ja sa “e varfër” është ministrja në largim Rozeta Hajdari

Insajderi
23 April 2025 - 16:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjykata e cilësoi me gjendje të rëndë ekonomike, por ja sa “e varfër” është ministrja në largim Rozeta Hajdari
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministrja në largim e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila ishte dënuar me 200 euro gjobë për aksidentimin e një të miture, ka dorëzuar deklarimin vjetor të pasurisë për vitin 2025 në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, shkruan Insajderi.

Në këtë rast, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte marrë parasysh si rrethanë lehtësuese edhe “gjendjen jo të mirë ekonomike” të ministres, duke e vlerësuar se paga mujore prej rreth 1,700 eurosh nuk i siguron një situatë të favorshme financiare.

Por, ja sa pasuri deklaroi ajo në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Sipas të dhënave zyrtare, ajo posedon një banesë prej 60 metrash katrorë, të blerë në vitin 2012 me kursime familjare.

Vlera e kësaj prone është deklaruar 56,100 euro dhe është në pronësi të përbashkët.

Ministrja ka deklaruar edhe kursime bankare ‘modeste’, që në total arrijnë pak mbi 10,000 euro të shpërndara në dy banka.

Ajo nuk posedon pasuri të luajtshme, nuk ka detyrime financiare, aksione në kompani me vlerë monetare, kriptovaluta apo donacione politike.

Të ardhurat vjetore të deklaruara nga pozita e ministres arrijnë në rreth 20,243 euro, ndërsa ka edhe disa të ardhura shtesë nga meditjet gjatë udhëtimeve zyrtare jashtë vendit në shtete të ndryshme si Gjermania, Franca, Zvicra dhe të tjera.

Përveç pozitës së saj si ministre, Hajdari nuk ka deklaruar ndonjë funksion tjetër publik apo privat.

Deklarimin e pasurisë së Hajdarit e gjeni KËTU.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark