×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjykata e shpall të pafajshëm Bedri Krasniqin për rastin e dy policëve

    Insajderi
    13 September 2023 - 13:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Bedri Krasniqi është shpallur i pafajshëm për nenin një dhe dy të aktakuzës në mungesë të provave.

    Krasniqi, i cili ishte i akuzuar për vrasjen e rëndë të një polici të Kosovës dhe një të UNMIK-ut është shpallur i pafajshëm dhe është liruar për vrasjen e dy policëve pas aktvendimit të gjykatës, raporton Gazeta Insajderi.

    Vendimi është marrë sot nga kryetari i trupit gjykues në rastin në fjalë, Arben Hoti.

    Në anën tjetër, i akuzuari Alban Dezdari është dënuar me tetë vite burgim për veprën penale dhënie e ndihmës në veprën penale të vrasjes.

    “Pas shqyrtimeve gjyqësore të mbajtura, trupi gjykues me datën 13/09/2023 shpall këtë aktgjykim: Bedri Krasniqi, lirohet nga akuza për pikën 1 dhe 2 pasi nuk është treguar se ka kryer aktet.. Lirohet nga shpenzimet e procedurës penale. Alban Bezdari, shpallet fajtor për veprat penale ndihmë për veprën penale vrasje. Gjykata të pandehurin Alban Bizdarin 8 vite, dënim që llogaritet edhe koha e qëndrimit në paraburgim. Obligohet për pagimin e shpenzimeve 500 dhe fondin për kompensimin e viktimave shumën prej 100 eurove”, njoftoi Hoti. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark