Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të dyshuarit që sulmoi KFOR-in në Zveçan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të dyshuarit që sulmoi KFOR-in në Zveçan

    Insajderi
    16 April 2025 - 19:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar një muaj paraburgim Millosh Antoviq, i cili dyshohet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-i në Zveçan, më 29 maj të vitit 2023.

    Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja për media në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

    Antoviq, dyshohet për veprat penale “bashkimi për veprimtari antikushtetuese”, “rrezikim i personave me mbrojtje ndërkombëtare”, “pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”, “sulm ndaj personit zyrtar”, blerja, posedimi, dhe shpërndarje e narkotikëve”, si dhe “armëmbajtje pa leje”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark