×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Nga 30 ditë paraburgim për dy të dyshuarit për dhunimin e 14-vjeçares në Drenas

    Insajderi
    12 March 2024 - 20:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy të dyshuarve për dhunimin e një 14-vjeçareje në Drenas u është caktuar masa e paraburgimit nga 30 ditë

    Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, zëdhënësja e kësaj gjykate.

    Dy të dyshuarve iu ka caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve”, konfirmoi Zhuti.

    Rikujtojmë se të hënën, Policia njoftoi se dy persona të moshës madhore janë arrestuar pasi dyshohen se kanë dhunuar të miturën 14-vjeçare, e cila një ditë më parë ishte raportuar e zhdukur.

    Në raportin 24 orësh të Policisë, të hënën, thuhej se viktima ishte gjetur në orët e para të së hënës, e shoqëruar nga dy të dyshuarit në Malishevë.

    Malishevë 10.03.2024-13:00. Raportohet se viktima femër kosovare, kishte dalur nga shtëpia dhe se nuk dihet për lokacionin e saj. Me datë 11.03.2024 rreth orës 00:50 njësitet e hetuesi ka lokalizuar viktimën e cila ishte e shoqëruar nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Rasti është duke u hetuar”, thuhej në raportin 24 orësh të Policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark