×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjykata merr vendim për Nikoll Lleshajn, të arrestuarin e fundit për rastin “Bon Vivant”

    Insajderi
    05 September 2023 - 18:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh Nikoll Lleshaj, të arrestuarit të fundit në rastin “Bon Vivant”.

    I dyshuari është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes se veprës penale”.

    Gjyqtari i procedurës paraprake e ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit N.LL dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, masa e paraburgimit është caktuar në harmoni me nenin 184 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1, dhe 1.2.3 të KPPK-së, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes se veprës penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

    Lleshaj është arrestuar përpara një jave nga Policia e Kosovës.

    Më 4 gusht, pas një përleshje në “Bon Vivant”, mbeti i vrarë një person ndërsa të lënduar mbetën disa persona.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark