Izraeli tani duhet të vendosë se si të përgjigjet. Vendimet e GJND-së janë të detyrueshme, por nuk ka asnjë mekanizëm zbatues. Izraeli mund të zgjedhë të injorojë gjyqtarët. Por me përpjekjet…
Izraeli tani duhet të vendosë se si të përgjigjet. Vendimet e GJND-së janë të detyrueshme, por nuk ka asnjë mekanizëm zbatues.
Izraeli mund të zgjedhë të injorojë gjyqtarët. Por me përpjekjet diplomatike që tani me sa duket janë përqendruar në mundësinë e një armëpushimi dy mujor dhe përpjekjet që po bëhen ende për të përmirësuar rrjedhën e ndihmës në Rripin e Gazës, Izraeli mund të argumentojë se tashmë po merr hapa për të përmbushur kërkesat e gjykatës.
- 1. Izraeli duhet të marrë të gjitha masat për të parandaluar çdo akt që mund të konsiderohet gjenocid , vrasja e anëtarëve të një grupi, shkaktimi i lëndimeve trupore, parandalimi i lindjeve
- 2 Izraeli duhet të sigurojë që ushtria e tij të mos kryejë akte gjenocidale
- 3 Izraeli duhet të parandalojë dhe ndëshkojë çdo koment publik që mund të konsiderohet si nxitje për të kryer gjenocid në Gaza
- 4 Izraeli duhet të marrë masa për të siguruar akses humanitar
- 5 Izraeli duhet të parandalojë çdo shkatërrim të provave që mund të përdoren në një rast gjenocidi
- 6 Izraeli duhet të paraqesë një raport në gjykatë brenda një muaji nga dhënia e këtij urdhri
Gjykata shprehu gjithashtu shqetësim të madh për fatin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi dhe bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të tyre./abcnews.al