Insajderi
Botë

Gjykata në Katar e dënon një holandeze për marrëdhënie seksuale jashtëmartesore

Insajderi
13 June 2016 - 16:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një gjykatë në Katar e ka dënuar një grua holandeze me gjobë dhe ka kërkuar dënimin e saj, pasi që ajo ka raportuar një dhunim.  Por, gjykata e ka dënuar atë për marrëdhënie seksuale jashtëmartesore.

Avokati i 22-vjeçares ka thënë se klientja e saj është zgjuar në një dhomë hoteli me një të panjohur, duke kuptuar kështu se është dhunuar, njofton BBC.

Por, personi i cili ajo pretendon se ka dhunuar atë, ka thënë se marrëdhënia ka qenë me aprovimin e saj.

Por, ai është dënuar me 100 goditje ma kamxhik për marrëdhënie me të panjohur.

Gjykata ka thënë se ajo do të depërtohet nga vendi kur gjoba prej afër 1 mijë dollarëve të jetë paguar.

Por, Ambasada e Holandës në Katar ka thënë se do të bëjë çmos që ta largojë qytetaren e vet nga Katari./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark