×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjykata pezullon vendimin e Pecit për lirimin e objektit ngjitur me AAK-në

    Insajderi
    01 September 2023 - 17:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për shtyrje të vendimit të ministrit Faton Peci i cili kishte urdhëruar familjen Bogaj të lëshonte një pronë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” me pretendimin se është pronë e Ministrisë së Bujqësisë.

    T7 ka siguruar vendimin e Gjykatës Themelore i cili shtynë vendimin e Ministrisë së Bujqësisë për lirimin e pronës deri kur gjykata të vendos me vendim përfundimtar përkitazi me kërkesëpadinë e paditëses.

    Ministri Faton Peci kishte njoftuar më 24 gusht se ka marrë vendim që të lirohet objekti që gjendet ngjitur me AAK-në, duke kritikuar Prokurorinë dhe ish-ministrat se s’kanë ndërmarrë asgjë lidhur me këtë rast.

    Pas vendimit të Pecit për lirim të këtij objekti, kishin reaguar nga familja që ka në pronësi këtë objekt duke akuzuar Pecin për shpifje dhe duke e cilësuar vendimin e tij për lirim të objektit si shantazh.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark