×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Gjykata ruse dënon një lider të organizatës “Hizb-ut-Tahrir”

    Insajderi
    30 March 2016 - 22:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një gjykatë në qytetin rus të Shën Petërsburgut ka dënuar një lider lokal tëorganizatës së ndaluar Hizb-ut-Tahrir, me 12 vite e gjysmë burg.

    Sergei Yablokov është shpallur fajtor për “organizim të aktiviteteve të një grupi terrorist”, ka thënë sot avokati i tij mbrojtës.

    Ai tha se Sergei Yablokov është deklaruar fajtor dhe “i penduar”.

    Yablokov ishte arrestuar bashkë me një person tjetër të kësaj organizate, Roman Ivanov, në Shën Petersburg, në vitin 2014.

    Ivonov po gjykohet në një proces tjetër.

    Gjykata Supreme Ruse e ka ndaluar organizatën Hizb-ut-Tahrir në vitin 2003, duke e cilësuar si “organizatë terroriste”. Ky grup është gjithashtu i ndaluar edhe në Azinë Qendrore.

    Hizb- ut-Tahrir, një organizatë politike sunite, me bazë në Londër, kërkon bashkimin e të gjitha shteteve myslimane në një kalifat islamik./REL

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark