×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Gjykatësi paralajmëron urdhërarrest ndaj të akuzuarve për huliganizëm në protestën e 2013-ës, munguan në seancë

    Insajderi
    29 March 2023 - 16:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Për shkak të mungesës të të akuzuarave ministrit Xhelal Sveçla,  si dhe Dardan Molliqajt, Pajtim Havollit, Arsim Maqastenës  Agron Kabashit , Frashër Krasniqit dhe Nol Nushit, Gjykata Themelore e Prishtinës në seancën e së mërkurës, ka vendosur që ndaj tyre të veçohet procedura, në rastin ku ata po akuzohen për veprime të dhunshme në protestën e 2013-ës.

    Gjyqtari Eroll Gashi tha se i akuzuari Xhelal Sveçla nuk prezanton në seancën e sotme edhe pse sipas tij, përmes procesverbalit të datës 09/03/2023 ka qenë i njoftuar për seancën, por nga njoftimi zyrtar me 29/03/2023 ka lajmuar gjykatën se “me keqardhje ju njoftoi se për shkak te angazhimeve të natyrës urgjente nuk mund te marr pjesë ne seanca”.

    Ndërsa, për të akuzuarin Dardan Molliqaj  për te cilin gjykata më 24 03 2023 ka leshu urdhëresë për sjellje me detyrim, gjyqtari Gashi tha se nga Policia e Kosovës më 29/03/2023 ka njoftuar gjykata se “në adresën e shënuar të dera e banesës nuk e hap askush dha nga banoret e ndërtesës jemi njoftuar se personi në fjalë nuk e kanë parë duke hyrë në banesë rreth 4/5 muaj”.

    Gjyqtari Gashi po ashtu bëri të ditur se edhe ndaj të akuzuarve  Agron Kabashi, Frashër Krasniqi dhe Nol Nushi, të cilët nuk ishin prezent në këtë seancë,  gjykata ka lëshuar urdhjes për sjellje me detyrim, por që Polica  sipas tij, nuk ka arritur ta sigurojë prezencën e tyre.

    Kurse, për të akuzuarit Arsim Maqastena dhe Pajtim Havollin gjyqtari Gashi tha se të njëjtit kanë qenë të njoftuar  përmes procesverbalit të seancës se kaluar  dhe se mungesën e tyre nuk e kanë arsyetuar.

    Gjykatësi Gashi njoftoi se ndaj tyre gjykata do lëshojë urdhërarrest ose sjellje me detyrim, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Ndërkaq, seanca po vazhdon me tre te pandehurit tjerë prezent në seancë Egon Azemi Pajtim Demaj dhe Afrim Hoxha, të cilët nuk janë pajtuar që të veçohet kjo procedurë, por gjykata duke u bazuar ne nenin 35 të Kodit të Procedurës Penale mori vendim dhe veçoi procedurën penale ndaj tyre.

    Ndryshe, seanca e shqyrtimit fillestar për këtë rast kishte dështuar të mbahej më 9 mars të këtij viti në mungesë të të akuzuarve Dardan Molliqaj, Agron Kabashi, Egzon Azemit, Pajtim Demaj, Frashër Krasniqi dhe Nol Nushi. 

    Në këtë rast të akuzuar ishin edhe Sami Avdiu, Besnik Qelaj dhe Bekim Shkodra, mirëpo gjykata kishte veçuar procedurën penale ndaj tyre.

    Sipas aktakuzës, në protestën e organizuar më 27 qershor 2013, kundër ratifikimit të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të akuzuarit kanë hedhur gurë, ngjyrë, sfera qelqi, shishe e mjete piroteknike kundrejt disa zyrtarëve policorë, ku si pasojë lëndime të lehta kanë pësuar katër policë dhe janë dëmtuar katër vetura zyrtare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark